Halim Kosova vijon takimet në Kashar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kashari ishte ndalesa e radhës për kandidatin e pd-së për bashkinë e Tiranës Halim Kosova. Gjatë takimit me banorë dhe ekspertë të zhvillimit urban, Kosova ndau ide për të ardhmen e zonës.Halim Kosova:Do të isha vërtet shumë i kënaqur që mendimet e qytetarëve të Tiranës, kudo ku ata banojnë, të pasqyrohen në projektet tona sepse në fund të fundit Bashkia punon për qytetarët dhe për gjithë zonat që e rrethojnë Tiranën. Në zonën tonë ka një liqen. Ai liqen ka ngelur i vdekur siç ka qenë para 30, 40 vjetësh. Po të vihet dorë atje, me një rrugë rreth e rrotull, ajo bëhet gjë fantastike për të gjithë fshatin?, u shpreh një banor. Atë program, ato projekte t?i bëjmë realitet. Dhe unë mendoj që këtu vuan Shqipëria. Nuk vuan për të shkruajtur letra, për të bërë programe por ato duhen çuar tek qytetari. Tek qytetari çohen duke u bërë realitet. Që çdo njeri duhet ta dijë, aty ku banon, që po fillon ky projekt sot dhe për kaq kohë do të mbarojë.Një tjetër shqetësim për banorët mbetet fati i projekteve dhe punëve te nisura, tani që komuna shkrihet me ndarjen e te territoriale.Ideja ime është që duke i lënë një lloj autonomie të gjitha qendrave, autonomi por e kontrolluar dhe e kombinuar, do të bëjmë që çdo njeri ose çdo komunë ose çdo individ të ketë mundësi të eci përpara. Tapitë falas! S?ka falas. Ja la hajdutëve, burgaxhinjve, maskarenjve ia la Edi Rama, revoltohet një banor i Kasharit. Kosova: Nuk ka shembull më të keq, për çdo qytetar të këtij vendi, që djersa të groposet dhe abuzimi të lulëzojë.Duke u ndalur tek vizioni i tij për Tiranën, Halim Kosova theksoi se ka hyrë në këtë garë për ti shërbyer vetëm qytetarëve.Tirana nuk është e imja, të gjithë duhet të konsiderojmë që Tirana është e imja. Nëqoftëse më thotë njeri që je qytetari i parë i Tiranës, absolutisht nuk e pranoj këtë. Unë jam një njeri që kam pranuar të marr mbi vete përgjegjësi në mënyrë që të bëjmë më të mirën për qytetin tonë. Unë jam i sigurte se së bashku do të ndërtojmë një Tiranë moderne dhe Europiane.Te mërkurën kandidati Kosova zhvilloi u takua me gratë e kryeqytetit, te cilave iu premtoi mbështetje e promovim.