Bumçi: Është vendosur sistemi “Putin” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesit e Ministrisë se Jashtme kane raportuar para deputeteve te komisionit parlamentar per situatën ne Maqedoni dhe krizen politike qe ka përfshire kete vend. Deputetet vendosen qe mbledhja te zhvillohej me dyer te mbyllura por ne pak minuta qe mediat u lejuan përfaqësuesit e Ministrisë se Jashtme theksuan se Tirana po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar ne Shkup. Pas përfundimit te mbledhjes ne emer te opozitës nënkryetari Aldo Bumci deklaroi se kriza ne Maqedoni është shkaktuar nga vendosja e sistemit te Putinit ne kete vend. Pavarësisht se perfaqe4suesit e Ministrisë se Jashtme garantuan se situata ne Maqedoni po ndiqet me vëmendje, Shqipëria aktualisht nuk ka ambasador ne nje prej kryeqyteteve me te rëndësishme per shkak te numrit te shqiptareve qe jetojnë ne Maqedoni. Emri i fundit i propozuar nga qeveri si ambasador ne Shkup eshte bllokuar nga presidenti per shkak te përplasjeve me shumicën