Tahiri: Luftë të përbashkët terrorizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Serbia ku po merr pjesë në konferencën e vendeve të rajonit për luftën kundër terrorizmit, ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se nevojitet një axhendë e përbashkët veprimesh kundër radikalizmit të dhunshëm. E për ta arritur këtë sipas ministrit duhen zhdukur paragjykimet dhe burokracia ne marrëdhëniet mes vendeve ballkanike, per te patur rezultate me te larta. Kërkohet bashkëpunim i ngushte mes vendeve ne mënyre qe ne te triumfojmë kundër terrorizmit. E di se ka ndryshuar shume qe nga takimi ynë i fundit mbi bashkëpunimin rajonal dhe mund t?ju them se jam i kënaqur nga samiti i Uashingtonit ku te gjithë pjesëmarrësit, por edhe presidenti Obama theksoi se duhen ndërmarre hapa konkrete dhe ne bashkëpunim ne luften kunder terrorizimin dhe radikalizmin fetar. Na duhet te bashkojmë forcat pa kufij. Te gjithe e dimë se terroristet bashkëpunojnë me shpejt se ne kështu qe duhet te shohim se si te shmangim barrierat dhe te bashkëpunojmë sa me ngushte. Mesazhin e luftës se përbashkët ministri i brendshëm shqiptar e përcolli edhe në Mal të Zi. Tahiri e vuri theksin tek nevoja e një veprimi gjithëpërfshirës kundër këtij fenomeni, i cili po përhapet edhe në Ballkan.