Turqi, Rama në tryezën e ideve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ndodhet ketë të mërkurë ne Turqi, ku ai është i ftuar nderi i forumit te njohur te tryezës se ideve. Pjesëmarrësit, me të cilëve autoritete te larta vendase dhe 50 industrialistë e investitorë të mëdhenj turq, do të flasin për perspektiven e partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë?. Por për opozitën, Rama ndodhet ne Stamboll për një negociatë sekrete me një konsorcium turk. Pas kësaj deklarate, zyra e shtypit pranë kryeministrit sqaroi se vizita është koordinuar nga konsullata e përgjithshme e Shqipërisë në Stamboll. Në reagim nënvizohet gjithashtu se, koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar që shporri vota e popullit shqiptar, ka marrë fund bashke me atë pushtet në 23 qershor 2013.

Free Traffic Exchange