Meta: Të forcohet ligji për privacinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur çështja për mbrojtjen e të dhënave personale i ka hapur dyert një debati mjaft të madh, kreu i kuvendit Ilir Meta deklaroi se Shqipëria po bën përpjekje të gjithanshme për garantimin e të drejtave thelbësore të individit. Kryeparlamentari inkurajoi forcimin e parametrave ligjorë për mbrojtjen e privacisë.Ilir Meta:Sot jemi mbledhur nga shumë vende për të diskutuar për të drejtat themeltare, në një vend që më parë ishte më i izoluari në botë. Shqipëria po bën përpjekje të gjithanshme për garantimin e të drejtave thelbësore të individit. Vlerësoj progresin substancial të punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Kuvendi ka shqyrtuar raportin e Komisionerit dhe ka vlerësuar zhvillimin e tij institucional?. Mbrojtja e të dhënave është pjesë e reformës në drejtësi. I kemi shtuar përgjegjësitë Komisionerit për garantimin e të drejtës së informimit dhe të drejtës së privacisë. Shqipëria duhet të demonstrojë të njëjtat standarde si BE.Sipas kreut te kuvendit Ilir Meta, përdorimi pa kriter i teknologjive të reja është shkaku i cenimit të të drejtave të qytetarëve. Këto deklarata, Kryetari i Kuvendit i bëri gjatë takimit të Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Evropës Qendrore e Lindore, që po zhvillohet në qytetin e Durrësit, pjese e se ciles ishte dhe Kosova.

Free Traffic Exchange