http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i PD-së për bashkinë me te madhe ne vend, Halim Kosova, ka vijuar takimet me banorë te Tiranës, këtë herë me gratë e kryeqytetit. Ai ka premtuar se ndihmën ndaj tyre, ashtu si edhe ne profesionin e gjinekologut, do ta vazhdoje edhe ne bashki.Halim Kosova:Ashku sikundër gjatë gjithë jetës sime përbri suksesit tim u kam pasur ju, gra dhe vajza, në sektorin që kam punuar, pse jo të mos e vazhdoj këtë eksperiencë të mirë edhe nesër në bashki që t?u kem ju përkrah për të drejtuar sektorë që kanë shumë nevojë edhe për zemërgjerësinë, dashurinë, njerzillëkun.Duke i?u përgjigjur edhe shqetësimit te grave per biznesin e vogël, Kosova tha se do te mbështesë politika per zhvillimin e tij. Programi sipas Kosovës po përgatitet ne atë mënyre, qe te jete i prekshëm për te gjithë dhe te mos ngelet vetëm ne letër.