http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpresat se problemet nga ndotja e lartë ne Marinëz do të merrnin një zgjidhje të shpejte, sot janë shuar plotësisht. 28 ditë pas shpërthimit të puseve të naftës të kompanisë ?Bankers Petrolium?, në rrugët e fshatit ka ende gropa te hapura dhe hapësira të tëra me mbetje nafte. Shqetësimi më i madh për banorët mbetet dëmshpërblimi financiar. Banorët thonë se pusi që shpërtheu është ende në gjendje pune dhe nuk është ndalur siç është deklaruar nga kompania. Pavarësisht se punëtoret e Bankers kanë mbuluar puset për të risjellw tokën në gjendjen e mëparshme, inertet që hidhen thithen nga toka brenda pak orëve. Katër ditë më parë ishin banorët e fshatit ?Naftëri? të cilët protestuan për vlerësimin sipas tyre, selektiv, që i është bërë banesave , tokave dhe bagëtive.