Letërsia shqipe në gjermanisht - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Veprat më të mira të letërsisë shqipe do të marrin jetë edhe në gjuhën gjermane. Shqipëria tashmë anëtare e rrjetit traduki duket se në panairin Lajpcig 2016 do të ketë mundësi të prezantohet edhe më mirë se këtë vit, ku veprat dhe emrat e shkrimtarëve të mëdhenj mungonin.Shumë vepra të mira të shkrimtarëve shqiptarë mungojnë në gjuhën gjermane. unë jam sot në këtë takim për të siguruar se do të bëjmë ç?është e mundur për të përcjellë emra të njohur të letërsisë shqipe si Ismail Kadare në gjermanisht, gjë që u shërben vendeve gjermanofolëse, të cilat duhet ta njohin letërsinë shqipe, e cila për hir të së vërtetës ka vepra shumë të mira.E megjithatë ende nuk ka një listë veprash që do të përkthehen.Nuk kemi ende një listë të konfirmuar për veprat që do të përkthehen nga shqipja në gjermanisht dhe anasjelltas, pasi do të duhet të punojmë edhe me shtëpitë e rezidenciale të shkrimtarëve dhe përkthyeseve të vëna në dispozicion nga të dyja palët. ky takim është hapi i parë i bisedimeve me ministren Kumbaro për projektin e përkthimit të veprave më të mira nga të dyja gjuhët dhe për shkëmbimet kulturore që do të ndërmerren shumë shpejt.Ky ishte takimi më i rëndësishëm i ministrisë së kulturës dhe përfaqësueseve më të lartë të rrjetit traduki, pas prezantimit të Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të librit ?Lajpcig 2015?.

Free Traffic Exchange