Tsipras: Nëse s’ka marrëveshje, le të vendosë populli - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 0

Në një moment tepër delikat për Greqinë që përpiqet të arrijë sa më shpejt një marrëveshje me huadhënësit për të marrë ndihmën financiare pasi arkat e shtetit janë pothuajse bosh, kryeministri grek Aleksis Tsipras në intervistën e tij të parë televizive pas ardhjes në pushtet, ka lënë të hapur mundësinë që t?i drejtohet verdiktit të popullit, jo nëpërmjet zgjedhjeve, por me anë të një referendumi popullor.