Ahmetaj për zonat e lira teknologjike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e vështirë ekonomike dhe rënia e investimeve të huaja ka bërë që qeveria të rikthejë sytë nga e kaluara industriale e Shqipërisë. 3 zonat të tilla në Spitallë, Koplik dhe Vlorë, të cilat prodhonin mallra të ndryshme para viteve 90?, sot do të vihen në dispozicion të bizneseve. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se brenda datës 10 qershor qeveria do të ketë përfunduar tenderin e përzgjedhjes së kompanive që do të ushtrojnë aktivitet, fillimisht për Spitallën, ku kusht kryesor mbetet vlera e investimit dhe baza e materialeve që prodhohen, të cilat duhet të jenë industriale dhe teknologjike. Por përse duhet të vijnë ne Shqipëri firmat gjigande që cilat prodhojnë teknologji? Përgjigjja lidhet me lehtësirat fiskale. Këto firma do të tatohen me vetëm 7.5%. Ato përjashtohen nga TVSH, ofrohet ulje e sigurimeve shoqërore për punonjësit dhe hiqet po ashtu taksa e ndikimit në infrastrukturë. Nisur edhe situata ku shumë shqiptarë po largohen në vendet e BE-së në kërkimi të një pune, ministri Ahmetaj tha se pas dy vitesh sfida do të jetë se ku do të gjejmë fuqi punëtore për të përballuar numrin e lartë të vendeve të punës që do të ofrojnë këto kompani. Shqiptarët janë njohur edhe më herët me nisma, ku qeveritë e ndryshme kanë vënë në dispozicion disa qindra hektarë tokë për të cilat bizneset do të paguanin taksa modeste me qëllim nxitjen e investimeve dhe rritjen e punësimit. Por edhe pse ligjet u miratuan, këto zona kurrë nuk funksionuan. Vetë Ministria e Ekonomisë thotë se fajin për këtë e ka patur moszbatueshmëria e kontratës dhe favorizimet që bëheshin në atë kohë me tenderat për biznesmenët që i përfitonin.