Edi Paloka për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
9 emrat e denoncuar nga mazhoranca si kandidate te inkriminuar qe PD do te kandidojne ne zgjedhjet e 21 qershorit për Edi Paloken nënkryetarin e demokrateve janë thjesht zhurme për te mbuluar faktin se shumica nuk ka vullnet për te bere dekriminalizmin e njerëzve qe do garojnë per pushtetin lokal. Paloka ka hedhur poshtë çdo akuze se PD do te kandidoje persona me rekorde kriminale duke theksuar se një pjese e këtyre kandidateve jane paditur nga qeveria vetëm per t?i bere pis para zgjedhjeve siç është rasti i kandidatit per Bashkinë e Lezhës, Frran Frrokaj ndaj te cilit ka padi per ndërtim pa leje.Edi Paloka:Megjithatë duket se nuk do te ketë reagim, do te kete lojëra te tilla, qesharake dhe te neveritshme, duke vene përballë figura absolutisht te pastra te Partisë Demokratike dhe duke i quajtur te inkriminuar, sepse një prokuror diku apo një shef policie diku tjetër janë përdorur nga Rama per te hapur procese penale. Sipas kësaj logjike i binte qe asnjë nga ne te mos ketë guximin as te mos mendoje te kandidoje nesër, sepse me nje urdhër te Rames policia filan apo Drejtoria e Policisë filan na hap nje çështje penale dhe ne quhemi te inkriminuar. Ne i vëmë perballe trafikantet e drogës qe janë ne krye te listave te ps, keta përpiqen te gjejnë alibi duke nxjerre emra qe i njeh kushdo ne Shqipëri, për te mos folur pastaj per këtë ?kriminelen? Grida Duma? Paloka e pranon se edhe përpjekja e fundit e PD per te vendosur pengesa ligjore per personat me rekorde kriminale qe te mos garojnë ne 21 qershor ka dështuar, pasi afati për regjistrimin e kandidateve skadon te shtunën dhe nuk ka me kohe per miratimin e ndryshimeve ne kodin zgjedhor.Jemi opozite, jemi pakice, nuk mund te ndryshojmë vete as një ligj te thjeshte e jo me te ndryshojmë nje kod. Kështu qe çdo gje, topi është ne fushën e tyre dhe çdo gje varet prej tyre.Te premten e kaluar grupi parlamentar demokrat depozitoi ne kuvend draftin për ndryshimin e ligjit elektoral ne mënyrë qe te mos lejohen te kandidojne personat me precedentë penale. Por ndryshimi i ligjeve qe kërkojnë shumice te cilësuar nuk futen me procedure te përshpejtuar, kështu qe propozimi i opozitës duhet te futet me se pari ne kalendarin 3 javor te punimeve te kuvendit, me pas te kaloje per shqyrtim ne komisionin e ligjeve e ne fund ne séance, proces ky qe e ben te pamundur miratimin e draftit para regjistrimit te kandidateve