Kompensimi i energjisë nuk funksionon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Enveri është nje nga mijëra invalidët, te cilët trajtohen financiarisht nga shteti për shkak se konsiderohen si shtrese ne nevoje. Kjo kategori se bashku edhe me ata qe marrin ndihme ekonomike duhet te kishin përfituar qe nga muaji janar kompensimin prej 650 lekësh, pas njehsimit te çmimit te energjisë elektrike.Unë skam marre pension jo me kompensim qe nuk behet fjale..se me thonë se je ne gjendje puneDrejtorja e Shërbimit Social Shtetëror Etleva Bisha sqaron se ky ngërç ka ardhur pasi njësite vendore duhet te përgatisin listat e familjeve qe përfitojnë kete kompensim. Nje fakt i tille është kryer vetëm pak dite me pare, çka ka detyruara këtë institucion te çele fondin e nevojshëm per te katërt muajt.Por ne fakt situata ne terren eshte edhe me e koklavitur. Kryetarja e nje pre minibashkive ne Tirane tregon pengesat qe has ne këtë drejtim. Qeveria është angazhuar qe te kompensoje familjet ne nevoje nga rritja e çmimit te energjisë. Por kjo shume është modeste, gati i papërfillshme, çka i bën familjet jo shume te interesuara per ta përfituar. Nga ana tjetër edhe burokracitë e administratës shtetërore kane bere qe kjo situate te mos finalizohet ne katër muaj.

Free Traffic Exchange