http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimet e kandidatit te opozitës per Tiranën, Halim Kosova, kane vijuar me prindër që kanë fëmijët në çerdhe. Kosova ka ndarë me ta ide të reja se si mund të përmirësohet ky shërbim nga bashkia.QYTETARE: ?Në çerdhe do doja që gjërat për fëmijën, vizualisht ta bëheshin më të prekshme. Që do të thotë ajo që mësohet nga ana teorike të arrihet të bëhet diçka nga ana e prekshme me dorë. Nuk e di se sa do arrijmë ta implementojmë këtë?,Halim Kosova:Ju me syrin kritik që çfarë duhet të përmirësohet dhe ne me detyrimin moral por edhe ligjor për të bërë më të mirën, të çojmë në drejtimin e duhur edukimin e këtyre fëmijëve dhe mirërritjen e tyre drejt rrugës e cila, unë gjithmonë e them, është një rrugëtim pafund. Asnjëherë nuk ka fund. Unë kam ardhur këtu t?iu them që do krijojmë linja të thjeshta por frytdhënëse se si ne bashkërisht të bëjmë më të mirën. Po bëmë më të mirën për qytetin kemi investuar për të ardhmen, dhe fëmijët janë e ardhmja e këtij qyteti, kështu që thjeshtë le të bëjmë më të mirën për ta sepse nga ata varet dhe e ardhmja e shoqërisë, e familjes.Kandidati për kryebashkiak theksoi rëndësinë që ka ruajtja e komunikimit mes Bashkisë dhe qytetarëve për çështjet më të mprehta.Ideja ime kjo është që si të krijojmë në Bashkinë e ardhshme të Tiranës mundësi që çdo grup interesi të ketë mundësinë të përcjelli mendimet në mënyrë që ta bëjmë se s?bën një lidhje me qytetarin dhe me të gjitha nevojat e tij në të gjitha aspektet e jetës.Të hënën Kosova zhvilloi një takim me banorët e ne Pezës të cilëve u premtoi përmirësim te infrastrukturës rrugore dhe tregje për t shitur prodhimet.