Qeveria e Kievit duket se nuk mund t?ia dalë e vetme, në betejën ende të ndezur me rebelët prorusë në Lindje të vendit. Për këtë u mbajt një takim i nivelit të lartë me zyrtarë të Bashkimit Europian, ku Petro Poroshenko përfitoi nga rasti dhe u kërkoi atyre rritjen e prezencës së paqeruajtësve ndërkombëtarë në Ukrainë.