“Mos braktisni vendin, azili nuk është zgjidhje” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i kuvendit Ilir Meta i beri apel te rinjve te mos largohen nga Shqipëria në kërkim të azilit pasi kjo është tërësisht një skemë mafioze. Gjatë një bashkëbisedimi me studentët, kryeparlamentari tha se dëshira për t?u larguar ka sjellë një riaktivizim të rrjeteve kriminale dhe se ata që largohen kthehen më të varfër. Për Metën, kjo situatë vjen dhe si pasojë e krizës ekonomike në të cilën kalon Evropa ndërkohë që në vend që të paraqitej si e tillë nga qeveria e kaluar qytetarëve iu jepej vetëm fasada rozë. Meta u ndal dhe tek tarifat studentore qëllimi i të cilave sipas tij janë rritja e cilësisë së universiteteve. Kryeparlamentari tha se qeveria do të shohë mundësinë e eliminimit të burokracive për studentët ndërkohë që një tjetër pikë e cila po diskutohet në qeveri është dhe kredia studentore.