Sigurimi i “kripur” i makinave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e çmimit siguracionit të makinave gjatë vitit që shkoi, pranohet zyrtarisht edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Duke raportuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, drejtorja Enkeleda Shehi tha se xhiroja e kompanive të sigurimit në vitin 2014-të rezultoi të ishte 116 milion dollarë.70% të kësaj vlere e kap vetëm siguracioni i makinave. Por deputetët e komisionit kanë kërkuar të dinë se përse kompanitë kanë rritur çmimet e sigurimeve, ndërkohë që vlera e pagesës së dëmeve vijon të mbetet e ulët. 27% e tregut të automjeteve në shqipëri është e pasiguruar çka hap probleme për byronë e sigurimit e cila rezultoi në fund të 2013-ës me një borxh prej 12 milion dollarësh. Drejtuesja e AMF-së tha se këto detyrime kanë nisur të shlyhen dhe do të përfundojnë pas dy vitesh, por duhet të merren masa për të luftuar informalitetin në këtë treg.

Free Traffic Exchange