Haki Çako: Kthimet në kufi të drejta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje kohe qe qytetare te shumte ankohen se u është refuzuar me pa te drejte largimi nga Shqipëria, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Cako ka deklaruar se nuk ka asnjë rast ku nga ana e policisë është shkelur ligji. Numri nje i policisë se shtetit tha se së bashku me Prokurorinë jane duke hetuar grupe dhe individë qe kane organizuar këtë valë emigrimi dhe se shpejti ata do te vihen para ligjit.Haki Çako:Sigurisht që përkrah gjithë këtij inspirimi, nxitjes së qytetarëve shqiptarë për shtimin e numrit të tyre azilkërkues, ka dhe një lider grupesh që përfitojnë në mënyra të paligjshme, që janë të lidhur ngushtë me agjenci apo struktura të caktuara të transportimit nga Shqipëria në drejtim të Europës Perëndimore. Ne do të hetojmë individë dhe grupe të tilla që përfitojnë në mënyrë të paligjshme, organizata kriminale. Në bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë respektive të rretheve gjyqësore, i jemi referuar materialeve që janë në hetim për çështje të cilat nuk mund t?i specifikojmë.Largimet e shumta sidomos drejt Gjermanisë kane bere qe Ministri i brendshëm Tahiri te kryeje nje vizite pune ne Gjermani ku takohet me homologun e tij gjerman ne lidhje me fatin e mijëra azilkërkuesve.

Free Traffic Exchange