http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme qe me hartën e re territoriale Bashkia e Tiranës është zgjeruar, per here te pare kandidati demokrat Halim Kosova ka dëgjuar problemet e banoreve qe jetojnë ne fshat. Kosova ka shkuar ne Peze ku ka premtuar përmirësim te infrastrukturës rrugore dhe tregje per te shitur prodhimet Njerëzit këtu janë shumë punëtorë dhe punojnë. Kanë prodhime bujqësore por nuk dinë ku ti çojnë, u shpreh një banor.Halim Kosova:Ti e prodhon perfekt dhe je i detyruar ta shesësh në kushte mizerabël. Kjo ta humb vlerën e djersës tënde se po i njëjti mall është. Kjo është një ide që ne po e diskutojmë dhe do ta diskutojmë edhe më në hollësi bashkë, që të gjithë ta dinë që në filan datë hapet tregu i madh i perimeve, i frutave të kësaj zone, pra ndërtimi i tregjeve dhe i rrugëve se si ju t?i bini në mënyrë të organizuar. Unë mendoj që kjo do të jetë një nga prioritetet e mia.Per banoret e Pezës problem eshte furnizimi me uje te pijshëm dhe mungesa e rrugëve.Kemi 1 kilometër e pak rrugë që gjatë dimrit as kafshët nuk kalojnë jo më makinat?, pohon një banor.Jemi në rrënzë të Tiranës dhe nuk kemi ujë të pijshëm . Ka humbur shpresa, i ka vdekur shpresa?, shpreh revoltën një banorë tjetër.Këto kanë bërë si Veli Agai me Sulltan Sulejmanin dhe me shku me i kërku një hall atij, asistencën, e shkon e merr ai që ka 10 vjetë që e mer. Ky hallexhiu e merr miellin me listë, nuk i paguajnë dot më. Këta nuk njifen fare a janë shqiptarë a se çjanë, hallin e tyre nuk e pyet kush?, proteston një banor i Pezës.Halim Kosova:Puna e parë është transparenca. Unë dua të bëj një sistem transparence ku çdo njeri, çdo qytetar i kësaj zone të madhe që po bëhët gati 1/3 e Shqipërisë, ta dijë se ku po shkojnë lekët e veta. Ku shkojnë taksat. U grumbulluan kaq lekë. Me këto lekë do bëhet kjo, do bëhet kjo , do bëhet kjo.Gjate ketij takimi Halim Kosova ka premtuar vendosjen e komunikimit te drejtpërdrejte me qytetaret ne mënyre qe se bashku te bëjnë qe Tirana te ece ne drejtimin e duhur.