http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ka kryer ritualin prej rreth 16 vitesh. Çdo 5 prill Shaban Deliu viziton varrin bosh te te atit ne varrezat e fshatit Rrezalle ne Kosovën Qendrore. Ai nuk di asgjë për eshtrat e Nezir Deliut, i cili u vra dhe më pas u zhduk nga ushtria serbe. Shabani nuk ishte me të atin ditën e 5 prillit në vitin 1999. Por familjaret i kane thënë se ushtaret serb i mblodhën të gjithë banorët e fshatit Rezallë e i dërguan në një shtëpi, i ndanë nga gruaja dhe fëmijët e tjerë, e më pas i vranë barbarisht. Deliu tregon se 16 vjet pas luftës nuk di ende asgjë per eshtrat e te atit. Por ai dhe familjaret e tij rrojnë me shpresën se dhe varri i Nezir Delut do te mbyllet nje dite. Masakra e Rezallës, e kryer me 5 prill të vitit 1999, la shumë nëna pa fëmijë, shumë jetimë, shumë djem të rinj pa baballarët e tyre. Aktualisht janë 16 persona të zhdukur nga fshati Rezallë, ndërsa 28 trupa u gjetën e u rivarrosën javë më parë. Por pavarësisht se ka kaluar më shumë se një dekade e gjysmë, plot 1600 trupa konsiderohen ende të zhdukur. Familjaret si cdo vit i bëjnë thirrje qeverise te detyroje Serbinë per kthimin eshtrave.