Basha: Populli refugjat, Rama turist - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata ekonomike, papunësia dhe çmimi i energjisë elektrike kane qene tezat te cilave u ka meshuar lideri i opozitës Lulzim Basha gjate prezantimit te kandidateve per zgjedhjet e 21 qershorit ne jug te vendit. Nga Saranda ku ka prezantuar Kreshnik Bozhon, kreu i PD Basha ka akuzuar kryeministrin se ben turistin ne nje kohe qe qytetaret po emigrojnë masivisht.Keqqeverisja ka marrë trajtat e pashpirtësisë me mënyrën se si godet më të pamundurit. Duke iu rritur taksat e duke blerë palma, duke iu rritur çmimin e energjisë e duke ndërtuar kulla korrupsioni, duke u shembur të pamundurve djersën dhe gjakun e duke i lartësuar sarajet e tyre nga Surreli i Dajtit e deri në Qeparo. Populli refugjat, kryeministri turist. Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat, theksoi Basha.Ne Delvine gjate prezantimit te kandidatit Dhurim Alinani, Basha ka folur per rritjen e çmimit te energjisë dhe per mungesën e vendeve te reja te punësBasha: Le t?i ngrenë duart ata që e paguajnë faturën e energjisë më pak se para një viti apo para dy vjetësh. Kush është futur në punë vitin e fundit të ngrejë dorën.Qytetare: Zoti Basha mundem? Kam katër libreza, të pushuar nga puna, katër të pushkatuar ekonomikisht nga kjo qeveri. Turp të kenë!Pas prezantimit te kandidatit Malo Myrtaj per Bashkinë e Konispolit, Basha eshte ndalur edhe ne komunën Xarre per te dëgjuar problemet e banoreveBanor: Më përpara jepeshin 6 milion për ha, tanimë nuk jepen më. Këtu në fshatin tonë janë 60 ha tokë e përmbytur dhe janë 36 familje pa tokë fare sepse i merr Koçua ( Koço Kokëdhima) në mënyrë të padrejtë.Shitëse: Qeveria nuk vë dorë, ne shitësit çfarë do bëjmë?! Ja, unë jam bllokuar fare se mbajmë njerëzit me bukë. Kam dy blloqe, njërin e kam të madh fare, të vish ta shikosh nuk e lan dot njeri. Taksat u rritën.Ndërkohë, ne Libohovë ne krah te kandidatit Altin Çomo, Basha theksoi se vota e 21 qershorit do të jetë për projektin e shpresës, që të hap vende pune, të krijon mirëqenie.

Free Traffic Exchange