Kompensimi i energjisë elektrike - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 1

Në fund të vitit të kaluar, kur Enti Rregullator e rriti çmimin e energjisë për fashën mbi 300 kw të konsumatorëve familjarë, Qeveria deklaroi se do të kompensonte plotësisht shtresat më të varfra të popullsisë. Për këtë qëllim, në buxhet u përcaktua një fond 1.6 miliardë lekë, i cili do të mbulonte gjithë efektin e rritjes së tarifës për rreth 200 mijë familje në shkallë vendi.