Rikthimi i baritonit Ylber Gjini - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Një jetë me klasikët? ka rikthyer në skenë baritonin e njohur Ylber Gjini. Së bashku me sopranen Shpresa Beka artisti ka dhuruar emocionet që përcjell muzika klasike e Moxartit dhe e Verdit. kjo shfaqje në hollin e koncerteve në Teatrin e Operas dhe Baletit ishte një ndërthurje e bukur mes klasikes së huaj dhe lirkave shqiptare të Çesk Zadesë dhe Preng Jakovës. Baritoni Ylber Gjini është rikthyer në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit pas një mungese të gjatë. pritet që të ngjitet sërish në muaj maj së bashku me të madhe Inva Mula.