http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, konsideron largimin e qytetarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si një fenomen kombëtar. Gjatë vizitës së tij në Shishtavec të Kukësit, një ndër zonat më të prekura nga eksodi, kreu i shtetit shqiptar u ka bërë thirrje qytetarëve të mos braktisin vendin e tyre, pasi sipas tij, kjo nuk është zgjidhja. Presidenti Nishani tha se e ardhmja e shoqërisë shqiptare është këtu. Në deklaratën e tij, Nishani është shprehur kritik edhe ndaj zyrtarët të shtetit, të cilët sipas tij nuk duhet të qëndrojnë të mbyllur në zyra, por të zbresin në terren, të takohen me qytetarët dhe tu ofrojnë zgjidhje problemeve të tyre. Për të ndaluar eksodin e qytetarëve, kreu i shtetit konsideroi si të rëndësishme hartimin e projekteve zhvillimore. Shtetasit shqiptarë, të cilët braktisin vendin, kryesisht i drejtohen Gjermanisë. Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se ata kanë rënë preh e një rrjeti kriminal, të cilët kanë për qëllim përfitimet ekonomike. Vetëm nga qarku i fierit rezultojnë te jene larguar brenda pak ditësh 1400 persona. Ndërkohë, ambasadori gjerman në Tiranë e ka bërë të qartë se vendi i tij nuk pranon azilantë ekonomike dhe se të gjithë që do të kërkojnë strehim atje do të kthehen në Shqipëri.