Dështon rritja e taksave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Paketa fiskale e shumë debatuar në fund të vitit 2014-të, e cila në thelb të saj kishte rritjen e tre taksave: tatimit mbi të ardhurat personale, taksën kombëtare të qarkullimit dhe tatimit mbi dividendin mund të thuhet se ka dështuar. Ministria e Financave nuk ka rritur që të mbledhë jo vetëm atë që kishte planifikuar, por rënia e këtyre të ardhurave në buxhet është drastike krahasuar edhe me një vit më parë. Nëse shohim te zëri i tatimit mbi dividendin, që është fitimi i korporatave, i cili nga 10% shkoi në 15%, shihet qartë se për periudhën janar mars kanë arritur të arkëtohen vetëm 4 milion lekë, ndërsa në muajt shkurt e mars janë mbledhur 0 lekë. Një vit më parë buxheti i morri këtij zëri 500 milion lekë. Të ardhurat nga taksat kombëtare kanë rënë me 1 miliard e gjysmë, ndërsa nga tatimi i të ardhurave personale janë mbledhur 300 milion lekë më pak. Një tjetër rënie të madhe në buxhet ka reflektuar edhe tatimi i biznesit të vogël i cili nga 350 milion lekë që arriti të sillte një vit më parë në arkën e shtetit, sot rezulton të ketë mbledhur vetëm 16 milion. E megjithatë përpos këtyre shifrave, tremujori i parë i 2015-ës ka arritur të sjellë më shumë para se një vit më parë, por kjo ka ardhur vetëm si pasojë e rritjes së të ardhurave nga akciza dhe zërit të të ardhurave jo tatimore. Kryesisht në këtë zë, përfshihen jo vetëm fitimet institucioneve jo buxhetore, por pjesën dërrmuese e zënë fitimi nga gjobat.

Free Traffic Exchange