http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Analisti i njohur britanik Gabriel Partosh i ka quajtur komplekse arsyet e largimeve masive te shqiptareve drejt Evropës. I ftuar ne emisionin ?Kapital? ne Vizion Plus, ai sqaroi se mes shkaqeve te ndryshme, me kryesori mbetet situata e vështirë ekonomike.?Sigurisht qe njerëzit nuk do te largoheshin nga vendi ne shifra te konsiderueshme, nëse kushtet do te ishin te mira per ta, qe te punonin dhe te nxirrnin jetesën te përshtatshme. Mendoj se kjo vale emigrimi ne vetvete është nje ilustrim i gjendjes se vështirë ekonomike ne vend. Pavarësisht përpjekjeve te mira dhe arritjeve te Shqipërisë, rritja ekonomike është shume me e ulet se nga ajo para krizës ku ka qene rreth 6 % e PBB-së. Kemi 6-7 vjet qe niveli i rritjes se ekonomisë është shume i ulet, hapja e vendeve te lira te punës jane te ulëta prandaj nuk është çudi qe te emigrojnë per nje jete me te mire?. Nder te tjera, analisti Partosh është ndalur edhe tek situata në rajon e konkretisht tek marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë.