Vijojne ikjet dhe kthimet nga policia ne kufi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse në të gjitha pikat kufitare policia ka shtuar kontrollet, duket se ajo nuk është bërë pengesë që shumë individë të marrin sërish iniciativën për tu larguar. Ndërkohë, rastet e ankeave për kthime të padrejta janë të shumta. I tillë është edhe ai i dy bashkëshorteve Xhambazi nga Korça. Së bashku me dy fëmijët e tyre ata nuk janë lejuar nga policia në Kapshticë për të kaluar drejt Greqise. Irena Xhambazi tregon se do të udhëtonin drejt Gjermanisë për të kryer një vizitë mjekësore për bashkëshortin e saj invalid. Largimet përfshijnë edhe verilindjen, një nga zonat më të varfera të Shqipërisë. 8 familje rome në një fshat të Matit kanë shitur gjithcka dhe kanë ikur jashtë. Të mbeturit thonë se do të bëjnë të njëjtën gjë sapo t?iu jepet mundësia. Të premten, Ambasadori Gjerman Helmut Hoffman u bëri thirrje shqiptarëve që të mos e marrin rrugën drejt Gjermanisë, pasi asnjëri nuk do të përfitojnë azil ekonomik. Ndërsa ministri i brendshëm Saimir Tahiti i ka kërkuar autoriteteve gjermane te përshpejtojne procedurat për kthimin e të gjithë azil kërkuesve.

Free Traffic Exchange