http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidati i se djathtës per Bashkinë e Tiranës Halim Kosova, per here te pare i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama i cili pak dite me pare, e cilësoi nje kandidat te ?te lodhur?. Pas një bashkëbisedimi me sportiste, Halim Kosova, i kujtoi Edi Rames vlerësimet qe i ka dhëne vazhdimisht. ?Që të jem i sinqertë, që në momentin që emri im doli, unë i jam përveshur punës, i kam ndaluar njerëzit përreth të më sjellin sinjale të ndryshme se kush tha çfarë, qofshin dhe miq të mi, sepse unë jam tërësisht i përqendruar aty ku do të shkoj. Përsa i përket zotit Rama gjej rastin meqenëse po më pyesni, të shpreh konsideratë që ai gjithmonë e ka vlerësuar punën time dhe unë këtë qëndrim quaj më të sinqertë kur ai gjithmonë ka folur për punë, ka lavdëruar, dhe personalisht ma ka thënë . Të gjitha këto janë dhe në vëmendjen time. Gjëra të tjera të vogla që ju i thoni, se unë nuk i kam dëgjuar, nuk do të jenë në konsideratën time, përkundrazi , me marrjen e bashkisë absolutisht do t?i shtrij dorën çdo lloj njeriu me të cilin unë do të kem mundësi që t?i ofroj qytetarëve atë që ata dëshirojnë. Absolutisht unë nuk kam asnjë lloj kompleksi dhe këtë qëndrim do ta shihni dhe ndiqni në vijimësi?. Kandidati i PD për Tiranën ka folur edhe per fenomenin e azilkërkuesve gjate nje takimi me te rinjtë e Forumit Rinor Demokrat te njësisë bashkiake nr 5. ?Kam pasur një profesion që të kujdesem për një shtatëzani të shëndetshme, dhe mendova pse mos e zgjerojmë edhe pak frontin. Pse vetëm shtatëzani të shëndetshme dhe jo qytet të shëndetshëm. Të gjithë bashkë duhet të japim dorën që i duhet kryeqytetit të Shqipërisë pavarësisht ngjyrës së pantallonave të kuqe, rozë apo blu. Nga profesioni jam gjinelokolog dhe kam përshëndetur jetën e shumë e shumë fëmijëve, kam pritur me emocione bashkë me personelin e mrekullueshëm që më ka rrethuar gjithmonë se si ju e mijëra e mijëra të tjerë keni qarë me dënesë dhe është i vetmi moment në jetë kur njeriu prindi, mjeku, të gjithë themi, sa mirë qau,sa fort qau, qau shëndetshëm, po përse nuk qau. Këtë e kam pritur me shumë gëzim, por kurrë nuk mund ta pres që pasi ju të merrni rrugën e jetës të qani përsëri?.Sipas Kosovës ikja e shqiptareve është nje fenomen i papranueshëm per PD, por edhe për vendin.