Naço akuzon KLD-ne: E paafte! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndersa kritikat ndaj sistemit te drejtesise sa vijne e shtohen, Ministri i Drejtësisë Nasip Naco nuk i kursen akuzat ndaj Këshillit të lartë të Drejtësisë. Në nje intervistë dhënë për Vizion Plus, ai e quan KLD një institucion jo eficent, që nuk po kryen asnjë nga detyrat qe i ngarkon kushtetuta. Naço thote se nga 15 kerkesa qe i jane drejtuar drejtuar KLD-se per shkarkim te gjyqtareve vetem nje eshte pranuar, ndonëse shkeljet kane qene flagrante sic ishte ajo e gjyqtarit te Kavajes Osman Aliu, i cili vazhdon te jete ende ne detyre. Kreu i Drejtesise kërkon zbatimin e ligjit antimafia per te gjithe zyrtaret qe kane pasuri te pajustifikuara. Ndersa ne lidhje me vendimin e gjykates kushtetuese, e cila rrezoi ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit, kreu i Drejtesise thote se ndan mendim te kundërt me kete gjykate pasi ajo nuk dublonte KLD-ne. Por ministri nënvizon se kushtetuesja është pjesë e instituconeve qe do ti nënshtrohen reformës në drejtësi, së bashku me shkallët e tjera të gjyqësorit dhe prokurorinë.