http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Klaudio Hekurani, 29-vjeçari, i cili në tentativë për t?i vjedhur nga dora celularin një 16-vjeçareje, u arrestua nga policia. Ngjarja ndodhi në mes të ditës më 21 prill në rrugën ?Ibrahim Rrugova?, fare pranë selisë së Partisë Socialiste, kur Hekurani terrorizoi të miturën dhe i mori celularin nga dora, por fatmirësisht aty pranë gjendej një patrullë e forcave ?Shqiponja?. Per grabitësin, ky nuk ishte rasti i parë, pasi ai është autor i të paktën dhe tre vjedhjeve të tjera, ndërkohë që policia jo në çdo rast është aty për të parandaluar ngjarje të tilla. Krimi ordiner, kryesisht vjedhjet apo grabitjet në rrugë, autobus apo mjedise të tjera publike janë një shqetësim serioz për qytetarët, ndërkohë që mesatarisht në Tiranë regjistrohen 3-6 raste në ditë. Në një kohë që policia vazhdon punën për zbulueshmërinë, sërish arritjet e saj mbeten të papërfillshme krahasuar me rastet e regjistruara.