“Spitali Amerikan” sjell kongresin multidisiplinar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edukimi i mjekeve përmes profesionisteve te mjekësisë ka sjell per here te pare Kongresin Multidisiplinar Ndërkombëtar organizuar nga Spitali Amerikan. Te pranishëm ne ceremoninë e ndarjes se certifikatave te mirënjohjes per figurat e shquara te mjekësisë shqiptare, ishin edhe zëvendës kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj. Ky aktivitet 2 ditor, do te diskutoj mbi 12 seksione klinike te mjekësisë moderne, pjese te praktikave te punës te Spitalit Amerikan. Rreth 500 mjeke te specialiteteve te ndryshme, ardhur nga rajoni do te bëjnë te mundur shkëmbimin e eksperiencave per nje shërbim sa me cilësor te shendetesise .