Gjiknuri mbron ligjin e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji për energjinë elektrike, i cili hapi mjaft debate në Parlament duke çuar në fund edhe mos votimin e tij për shkak të mungesës së deputetëve shihet nga Ministria e Energjisë si një nisëm e cila do të rritë shitjen e pasurive të patundshme. I pyetur nga gazetarët, ministri Damian Gjiknuri tha se fatura e energjisë ka qenë edhe më parë titull ekzekutiv, çka nënkupton se kompania e shpërndarjes mund të marrë pasurinë e çdo debitori nëse ai ka një borxh ndaj saj. Për të, fshirja e detyrimeve të energjisë për çdo banesë nxit jo vetëm ligjshmërinë por dhe shitjen e tyre.?Ka qenë titull ekzekutiv dhe do të jetë. Megjithatë, për sqarim të publikut dua tu them se ka një element që është shumë interesant: po flitet për siguri prone, prona do të jetë e pastër. Që prona të jetë e pastër duhet të jetë e shlyer nga të gjitha detyrimet. Çfarë ndodh sot? Ka shumë konsumatorë të cilët marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët, detyrime nga mospagesa e energjisë dhe aktualisht kanë problem për lidhjen e energjisë. Dikush duhet ta paguaj këtë?.Gjiknuri tha se edhe në rastin që qiramarrësit nuk paguajnë faturat e dritave, pronarët duhet të jenë të kujdesshëm për t?i kontrolluar ata, dhe kjo do të stabilizojë më mirë tregun e shtëpive.?Ky lloj parashikimi, për mendimin tim do të sjellë një normim më të mirë edhe në tregun e pasurive të patundshme, pasi do të detyrojë pronarët të jenë më të kujdesshëm me pronën e tyre. Kur duan të shesin pronën, ta kenë të pastër dhe ti kenë shlyer të gjitha detyrimet. Nuk është normale që do të marrësh para nga prona e shitur, por nuk do të paguash detyrimet që ke ndaj utiliteteve siç është energjia elektrike.?Por në fakt edhe pse me anë të këtij ligji kompanisë së shpërndarjes i lind e drejta për të marrë banesat e atyre të cilët nuk paguajnë energjinë deri në masën 300 mijë lekë, vetë kjo ministri para disa javësh miratoi një ligj i cili i heq të drejtën kompanive ndaj të cilat ka borxh OSHEE që ta kthejnë atë në titull ekzekutiv e më pas të marrin detyrimet.

Free Traffic Exchange