Biznesi kërkon amnisti të plotë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si mund te financojmë zhvillimin ekonomik ? Kjo është pyetja, përgjigja e te cilës po mundon ekonomistet ne mënyre per t?i dhëne me shume stimul ekonomisë, e cila prej me shume se tre vitesh është nen potencialin e saj. Biznesi nga njëra ane i kërkon qeverise qe te kryeje një amnisti fiskale, me qellim qe te pastrohen bilancet. Aktualisht, kredia është burimi kryesor i rritjes. Por ne kushtet kur bankat kane tkurrur ndjeshëm kredinë si dhe janë rritur huate me probleme, situata behet edhe me komplekse. Gjate një konference per ekonominë me ekspert te fushës, i pranishëm ishte dhe ministri Shkelqim Cani, i cila tha se qeveria po orientohet ne tregjet ndërkombëtare per te gjetur borxh, me qellim qe t?i lihet hapësire biznesit te marre kredi ne tregun vendas. Marrja e nje kredie është vështirësuar ndjeshëm, ndaj biznesi është detyruar qe t?i drejtohet fajdeve, si nje rruge per te kapërcyer problemet financiare. Tejkalimi i këtyre vështirësive, mbetet nder sfidat qe qeveria duhet te zgjidhe per te krijuar nje klime me te mire ekonomike.