http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse kanë kaluar 24 ditë nga shpërthimi i puseve të naftës në lagjen ?Naftëtari? në Marinëz të Fierit, duket se durimit të banorëve nga gjendja e vështirë me të cilët duhet të përballen çdo ditë, i ka ardhur fundi. Rreth 150 banorë protestuan kundër ndotjes së lartë që ende është e pranishme, si dhe për vlerësimin sipas tyre, selektiv, që i është bërë banesave, tokave dhe bagëtive.Që në orët e para të mëngjesit banorët kanë bllokuar rrugën hyrëse të fshatit, duke mos lejuar kalimin e automjeteve të ?Bankers Petrolium? drejt puseve të naftës. Edhe mbrëmjen e të enjtes, banorët protestuan para zyrave të kompanisë ?Bankers Petrolium?. Që prej datës një prill të këtij viti banorët e Marinzes duhet të përballen më një sërë rreziqesh, pas shpërthimit të puseve e naftës, të kompanisë kanadeze ?Bankers Petrolim?. Në qendrën spitalore të fshati u paraqitën shumë banorë me simptoma të helmimit, ndërsa uji i puseve dhe i çezmave ende nuk mund të konsumohet.