Veliaj akuza opozitës për azilantët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serish ministri Erjon Veliaj beri përgjegjës drejtuesit demokrate te pushtetit vendor per largimin e shqiptareve drejt vendeve anëtare te BE. Veliaj tashme zyrtarisht kandidat i maxhorances per Bashkinë e Tiranës, ka akuzuar opozitën se është përgjegjëse për rritjen e kërkesave për azil, duke e ilustruar këtë me faktin qe prej muajsh nuk ndahet ndihma ekonomike ne zonat ku pushteti vendor është ne dorën e PD. Por nga selia e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se e vërteta e shpërndarjes se ndihmës ekonomike është krejt tjeter nga ajo qe flet ministri VeliajJorida Tabaku:Që Ministri Veliaj gënjen, kjo nuk është e re për asnjë qytetar.Së pari po i bej me dije ministrit të paditur se:- Ndihma ekonomike që nga qershori i vitit 2014 shpërndahet vetëm me firmën e tij.- Me një sistem aspak transparent, minibashkitë e Tiranës janë përjashtuar totalisht nga procesi dhe mijëra familje janë hequr nga listat pa asnjë lloj argumentimi.- Vetëm gjatë vitit 2015 në Njësinë Bashkiake 4 janë hequr nga lista 160 familje, ndërkohë që në njesinë 11 janë hequr nga lista rreth 100 familje dhe çdo muaj refuzohen mbi 60 familje në çdo njësi që aplikojnë dhe vlerësohen sipas një sistemi që ka dijeni vetëm ministri.- Ne i bëjmë thirrje sot prokurorisë së përgjithshme të nisë menjëherë hetimet në lidhje me abuzimet që po bëhen me listat e ndihmës ekonomike nga ministria e zotërisë.Sipas Partisë Demokratike vetëm kjo qeveri është përgjegjëse per largimin e qytetareve nga vendi.

Free Traffic Exchange