http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati mbi dekriminalizimin po jep efekte ne nivele te larta zyrtaresh te shtetit dhe eshte nje nisme e rëndësishme dhe e domosdoshme. Kështu e ka komentuar kete proces numri nje i organit te akuzës ne vend, Adriatik Llalla, qe ndodhet ne Gjermani per nje vizite pune.?Debati dhe sfida për dekriminalizimin sapo ka nisur dhe kërkon kohën e saj për të arritur rezultate të prekshme. Nuk mund të aludojmë se sa kohë kërkon ky proces, por është shumë e rëndësishme që diskutimi për këtë temë ka përfshirë nivelet më të larta shtetërore. Prokuroria aktualisht ka nën hetim një deputet, i cili gjendet nën masën e ?arrestit me burg? pasi akuzohet nga autoritetet belge për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. Po ashtu, një tjetër deputet me rekorde kriminale, është në gjykim për goditjen për shkak të detyrës ndaj një deputeti tjetër?.Gjate nje interviste dhëne per ?Deusche Welle?, kryeprokurori e veçoi luftën kundër krimit dhe korrupsionit një sfidë te vështirë, per shkak te shtrirjes se gjere te këtyre fenomeneve.?Sot, sfida e shtetit shqiptar, përfshirë edhe Prokurorinë, është përballimi dhe çmontimi i strukturave kriminale dhe korruptive të krijuara për vite me radhë. Nuk është e lehtë, por jo e pamundur. Ka përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Janë goditur grupe kriminale, të cilat kanë shtrirje të gjerë në Shqipëri dhe vende të tjera të Bashkimit Europian. Janë vënë para përgjegjësisë penale zyrtarë, të cilët deri pak kohë më parë konsideroheshin të pandëshkueshëm. Sfida madhore e agjencive ligjzbatuese eshte të forcojnë besimin e publikut?.Llalla vlerësoi angazhimin e prokurorisë per zbatimin e reformës ne drejtësi, ndersa sqaroi se hetimet per çështjen Doshi dhe ne kuader te operacionit Xibraka, vazhdojnë.