Dita ndërkombëtare e librit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problematikat që shqetësojnë botën e letrave shqipe mbeten të shumta edhe këtë vit. Në ditën ndërkombëtare të librit nuk ka patur vetëm panaire ku botime të vjetra shiten lirë, por edhe diskutime mes profesorëve e kritikeve letrare. Botimet e këtij lloji kanë nevojë për më shumë kontroll, çka e ndihmon studentin dhe studiuesin e së ardhmes. Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur edhe libri artistik. Studentë e pedagogëve të letërsisë dhe gjuhës janë ulur së bashku me ministren e kulturës si dhe homologun e saj kosovar. Mungesa e kritikës duke mos orientuar dot lexuesit si dhe botimet pa kriter ishin ndër problemet kryesore. Jashtë fakultetit dhjetëra libra ishin vendosur në stenda duke iu ofruar blerësve me çmime më të ulëta.