http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin e bere majin e kaluar për rreth një vit, por ligji i ri per energjinë e beri ta thyente betimin e tij e te replikonte me ish-kryeministrin Sali Berisha. Te dy politikanet debatuan edhe per rritjen e numrit te azilkërkuesve nga Shqipëria e per here te pare Sali Berisha e cilësoi atë azil politik. Por debateve ne seance plenare nuk iu shpëtoi edhe Erjon Veliaj, kandidati i shumicës per Bashkinë e Tiranës. Problematika e rritjes se numrit te shqiptareve qe kërkojnë azil politik ne vendet e Bashkimit Europian ishte pjese e diskutimeve te te gjithe deputeteve e bashke me te pjese e debateve ishin edhe deklaratat se kush fiton zgjedhjet e 21 qershorit.