Goditet grupi i gjobëvënësve, kreu i tij Genc Ferhati - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vrasësve me pagesë, të cilët merrnin porosi nga qelitë e burgut, një tjetër skemë e ngjashme u zbulua nga policia. Në një dalje publike për mediat, zv/drejtori i policisë, tha se të arrestuarit e një nate më parë, drejtoheshin nga i dënuari me burgim të përjetshëm, Genci Ferhati, i cili jepte udhëzimet për grupin e gjobëvënësve nëpërmjet rrjeteve sociale.Pesë persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Mes të prangosurve të gjithë me precedentë penalë është kreu i grupit Genci Ferhati që aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit, Pajtim Seriani personi që u plagos në atentatin e 5 janarit në Rrugën e Kavajës, 34 vjeçari Ditmar Reçi, Arianit Luli dhe Klevis Kardashi ose i njohur ndryshe si kinezi. Në kërkim janë shpallur Arben Haxhihyseni i akuzuar per vrasje si dhe Elvis Karoli i arrestuar në vitin 2009 si bashkëpunëtor i Dritan Dajtit dhe i dënuar per armëmbajtje pa leje. ?Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, nga data 6 shkurt 2015 e në vazhdim me anë të shtrëngimit, kanosjes dhe dhunës fizike e psiqike i kanë marrë përqindje aksionesh nga aktiviteti i biznesit një shtetasi në Tiranë, si dhe i kanë kërkuar një shumë parash, duke pretenduar ndarjen e fitimeve nga aktiviteti tregtar. Grupi drejtohej nga shtetasi Genc Ferhati, i cili komunikonte nga qelia e burgut të Peqinit nëpërmjet rrjeteve sociale, me të dëmtuarin dhe bashkëpunëtorët e tij?. Të arrestuarit i kishin vënë gjobë 13 mijë euro një biznesmeni të tregtimit të kafesë në Rrugën e Kavajës. Sipas policisë, gjatë kontrolleve u sekuestruan dhe 200 copë kartëmonedha të prerjes 100 euro të falsifikuara si dhe një makinë e blinduar. Ky është rasti i dytë që burgjet janë kthyer në vendet ku organizohen krime madje dhe vrasje me pagesë. Pak kohë më parë, policia shkatërroi një grup të tillë ku të arrestuarit Alfred Qefalia dhe Kristi Pine, kishin kryer një sërë atentatesh në kryeqytet, përkundër urdhrave të te burgosurit përjetë Admir Tafili. Për porosi të cilat vinin nga jashtë burgut Tafili urdhëronte Pinen dhe Qefalinë, ndërkohë që në varësi të ekzekutimeve shumat varionin nga 5 deri në 20 mijë euro.