Rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Kanada do të kenë mundësi të përfitojnë pensione. Kjo është një ndër marrëveshjet e fundit që ka nënshkruar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, një javë para se të japë zyrtarisht dorëheqjen dhe të nisë fushatën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.