http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori gjerman ne Tirane Helmut Hofman ka përsëritur apelin drejtuar shqiptareve qe te mos braktisin vendin e tyre. Diplomati gjerman ka thënë se asnjë shqiptar që ka shkruar në Gjermani nuk do të përfitojë azil.Helmut Hofman:Pothuajse të gjithë shqiptaret, 999 nga 1000 të tille do duhet të rikthehen në Shqipëri pasi të gjithë janë emigrantë me arsye ekonomike, pra nuk bëhet fjalë për azil politik. Procedurat e azil-kërkimit dhe verifikimit të aplikimeve parashikojnë një afat nga 3-5 muaj dhe mendohet që për të gjithë shqiptaret që vijnë me arsye ekonomike do të ketë refuzim azili, siç ka ndodhur deri tani. I bej apel qytetareve shqiptar që mos të bien pre e trafikantëve të qenieve njerëzore, qe për hir të fitimeve të tyre përpiqen ta nxisin këtë lloj zhvillimiSipas Hofman situata e krijuar mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Nuk është nje minus qe merr Shqipëria ne kuadër te procesit te integrimit ne BE, është nje fenomen qe duhet te na shqetësoje te gjithëve dhe para se gjithash shqiptaret sepse është nje problem shqetësues, ese shikojmë qe popullsia ne masa te konsiderueshme, veçanërisht tek te rinjtë, kërkojnë qe te largohen nga vendi. Jam mjaft i kënaqur te konstatoj qe ne bashkëpunojmë mjaft mire me qeverinë shqiptare per te mbajtur nen kontroll këtë fenomen.Gjatë këtij takimi ambasadori gjerman nuk la jashtë vëmendjes edhe deklaratën e bërë një ditë më parë nga deputetja italiane për mënyrën e ndalimit të fluksit të klandestinëve. Hofman nenvizoi se gjuha e përdorur nga deputetja e partisë se Berluskonit është e papranueshme