Paloka: Rama është si Putini - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimi i mazhorances per te krijuar Byronë e Hetimit pavarësisht vendimit te Kushtetuese, shihet nga opozita si presion ndaj Gjykatave te vendit. Nënkryetari i PD Edi Paloka ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pro ankimit te PD ishte i drejte dhe çdo përpjekje e shumicës per te ngritur Byronë e Hetimit me forcën e kartonit do te marre përgjigje nga qytetaret diten e zgjedhjeve. ?Sigurisht sot kane qeverinë, kane mazhorancen; shqiptaret po e shohin përditë se nuk njohin as ligj, as kushtetute dhe asgje tjetër. Nuk njohin asnjë detyrim ndaj qytetareve, por kjo vetëm fundin e shpejte do ju sjelle. Nuk mundet qe Rama te vazhdoje me strategjinë e tij per ta kthyer Shqipërinë nje nje vend te ngjashëm me Rusinë e Putinit.? Nje dite pas largimit te demokristianeve nga koalicioni opozitar, Paloka ka shmangur çdo koment per aleatet e PD duke theksuar se sondazhet para-elektorale favorizojnë kandidatet e djathte. ?Nuk kam asnjë qëndrim per aleatet, apo për ish-aleatet. Unë di te them qe siç keni ndjekur dhe ju te gjitha sondazhet qe te gjithë kandidatet e Partise Demokratike absolutisht jane ne avantazhe te dukshme ndaj përfaqësuesve te mazhorances. Kjo besoj tregon qartazi edhe se cili do te jete rezultati i zgjedhjeve me 21 qershor, dhe jo vetëm kaq. Nese krerët e kësaj qeverie; Rama, Meta apo kushdo tjetër do te guxojnë te vjedhin, te blejnë, te grabisin votat e qytetareve shqiptare per te ndryshuar keto rezultate qe jane te dukshme atëherë do te përballen me nje realitet qe jam i bindur nuk do ju pëlqeje.? Afati përfundimtar per regjistrimin e koalicioneve ne KQZ eshte pasditja e se mërkurës, por tashme është e qarte se PD i kane mbetur vetem dy parti parlamentare si aleate LZHK e Dashamir Shehit dhe PR e Fatmir Mediut.

Free Traffic Exchange