PBDNJ e vetme në zgjedhje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
PBDNJ do të dalë e vetme të zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pas negociatave të gjata me Partinë Socialiste, por edhe kontakteve me Partinë Demokratike, partia që mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri, vendosi të mos i bashkohet asnjë prej koalicioneve që drejtohet nga dy partitë e mëdha. Por, të hapura lihen mundësitë e bashkëpunimit në bashki të veçanta. ?Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne përfundim te komunikimit me forcat etjera politike, aleate dhe jo vetem, ju komunikon vendimin se ne zgjedhjet administrative te 21 Qershorit do te kandidoje e vetme, jashte koalicioneve te maxhorances dhe opozitës. Paralelisht, deri ne përfundimin e afateve ligjore PBDNJ do te ndjeke nga afër situatat lokale ne bashki te veçanta per te evidentuar mundësi te ndryshme bashkëpunimi me forca te tjera politike?. Në fundjavë, pritet që PBDNJ të vendosë mbi emrat e kandidatëve me të cilët do të përfaqësohet në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, pas konsultave me Këshillin e Përgjithshëm të Organizatës Omonia.

Free Traffic Exchange