http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U be me shume se një muaj qe komuniteti rom dhe egjiptian ne Lezhe kane mbetur pa energji elektrike për shkak te ndërprerjes nga OSHEE. Ata kane dale ne proteste para bashkisë dhe kane kërkuar qe t?u rikthehet energjia. Protestuesit pranojnë se janë debitor ndaj Operatorit te Shpërndarjes, por thonë se nuk kane mundësi te paguajnë. Ne mbështetje te këtyre banoreve, ka dale edhe kreu i PD se Lezhe Paulin Marku, i cili i beri thirrje qeverise qe te mos ndëshkojë ketë komunitet. Deri tani, nga OSHEE nuk ka patur asnjë reagim lidhur me protestën e komunitetit rom dhe egjiptian.