Hyn në fuqi patenta me pikë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga dita e nesërme do te hyje ne fuqi patenta me pike. Cilido qe do te kryej nga nesër nje shkelje te rregullave rrugore, do te përballet me penalitete te reja te sistemit te patentës. Ndëshkimi nis nga gjobe, me ulje pikesh e deri tek heqja e patentës ne rast te përsëritjes se shkeljeve. Por si do te funksionoje informimi i qytetareve për penalitete? Informacioni do te merret online nëpërmjet faqes e internetit te shërbimeve qeveritare. Ne dispozicion te qytetareve, do te vihet edhe nje numër telefoni, i cili do te jete pa pagese per te verifikuar piket e patentës. Ne rast te evidentimit te shkeljeve nga policia rrugore, sikundër funksionon edhe aktualisht, komisioni i apelimit do te vendose per masën e penalitetit. Totali i pikëve te patentës do te jete 20 dhe ne rast se shoferi nuk kryen asnjë shkelje brenda dy vitesh, atij do ti rriten nga 2 pike për te arritur deri ne 30 gjithsej.