Procesi ndaj “Xhihadistëve” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kërkuar t?u veçohet çështja per t?u gjykuar secili me vete, pasi nga mungesa e nje te pandehuri penalizohen të gjithë nga zvarritja e procesit. Kërkesa është bere ne seancën e radhës nga te akuzuarit për rekrutim te 70 xhihadistëve ne Siri. Shkak është bere mungesa e Verdi Moraves dhe dy avokateve te tij, gje qe e beri te pamundur zhvillimin e procesit. Me kërkese te Prokurorisë, Gjykata vendosi t?i pezulloje afatet e paraburgimit te gjithë te akuzuarve, gjë qe ka sjelle edhe reagimin e tyre. Edhe këtë seance, te pandehurit kane vijuar akuzat ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës, te cilët sipas tyre po i akuzojnë padrejtësisht per akte terroriste te cilat sipas tyre nuk ekzistojnë. Ata kane kërkuar t?u vihen ne dispozicion deklarimet e personave qe i akuzojnë, pasi sipas tyre nuk janë njohur me asnjë material nga dosja voluminoze me 8 mije faqe qe ka përgatitur Prokuroria. Te pandehurit i kërkuan Gjykatës te mos merren me besimtaret dhe Allahun pasi do të dalin të humbur. Seanca e radhës u la për ne 28 prill kur pritet te nise pyetja e dëshmitareve.