http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i integrimit mbetet sfide per qeverinë shqiptare dhe takimi i kryeministrit Edi Rama me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ne Bruksel u fokusua ne këtë proces. Shefi i qeverise shqiptare diskutoi me Mogherinin per te ardhmen evropiane te vendit dhe punën e ekzekutivit dhe reformat e ndërmarra per përmbushjen e 5 prioriteteve. Gjate qëndrimit ne Bruksel, ku merr pjese ne punimet e Samitit te Ballkanit, qe organizohet nga Komisioni Europian, Rama ka patur nje dite te ngjeshur me takime, qe nisi me nje mëngjes pune me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi. Ata biseduan per projektet e përbashkëta mes dy vendeve dhe projektet nga te cilat Shqipëria dhe Kosova do te përfitojnë, si rezultat i procesit te nisur ne Berlin nen udhëheqjen e Kancelares Merkel. Nje tjetër takim, Rama zhvilloi me homologun malazez Gjukanoviç qe u fokusua rreth projektit te autostradës Adriatiko Joniane, qe lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë. Pjese e diskutimit ishin edhe projekte te përbashkëta ne fushën e turizmit, veçanërisht ne zonën e liqenit te Shkodrës dhe lumit Buna. Gjate ditës Rama do te ketë takime edhe me kryeministrin serb Vuçiç dhe homologet e tjerë ne rajon.