Instat: Emigrimi në rritje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tendenca për te lënë vendin e ka zanafillën me herët se viti 2015. Edhe Institutit i Statistikave ka konstatuar se gjate vitit qe lame pas, numri i shqiptareve qe lanë vendin ne vitin 2014, është me i larte se ata qe janë kthyer. Një diference kjo qe arrin ne 2000 persona. Ky raport duket se po ndodh per here te pare, qe pas viti 2007. Por qe pritet te thellohet edhe me shume këtë vit, për shkak te largimeve jo te zakonshme te shqiptareve. Ekspertet vlerësojnë se situata ekonomike është shkaku kryesor i largimit. Eksperti Preçi sqaron me tej se, ndalimi i qytetareve ne pikat kufitare është një diskriminim, pasi ata bllokohen përmes nje praktike te paligjshme. Sipas tij, qeveria para se te ktheje qytetaret, te zbatoje politika pro punësimit. Prej ditësh, vendi është përfshirë ne një vale kthimi te shqiptareve nga policia jone kufitare. Një tendence kjo, e cila vjen si pasoje e frikës se shqiptaret mund te kërkojne azil ne vendet evropiane.

Free Traffic Exchange