Protesta e opozitës në Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dolën ne rruge per te kundërshtuar ate qe e cilësojnë ?kapje te shtetit?. Mijera qytetare kosovare iu përgjigjen thirrjes se partive opozitare per te kundërshtuar nje sere çështjesh qe lidhen me keqqeverisjen e kabinetit Mustafa. Problemet ekonomike, çështja e kompleksit te Trepçes, sistemi i dështuar i drejtësisë, por edhe çështje te ndjeshme si krijimi i Gjykatës Speciale qe do te hetoje krimet e pretenduara te luftës se UÇK-se ishin arsye te mjaftueshme per ta per te dale ne proteste. Perpara se te mbërrinin ne sheshin ?Skënderbeu? manifestuesit u ndalen tek ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese qe opozita e cilëson institucionin ne shërbim te pushtetit. Ata lyen me boje te zeze kangjellat dhe bene thirrje për largimin e kreut te saj. Pak minuta qëndruan edhe përpara ndërtesës se Kompanisë për furnizimin me energji elektrike, për të kundërshtuar çmimin e energjisë elektrike, ku ne mënyre simbolike thyen disa sahate. Ndalesa e radhës ishte Radiotelevizioni i Kosovës, ku vendosen nje megafon dhe kërkuan shkarkimin e drejtuesve të tij. Organizatorët e protestës i dhane dy jave afat qeverise per përmbushjen e kërkesave të protestuesve. Gjithçka u zhvillua e qete ne nje prani te madhe te forcave te rendit, qe kerkuan shmangien e dhunës qe shoqëroi protestën e 27 janarit.