http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Adelina Farrici mësuesja e matematikës, e cila u be kryetare e bashkisë në zgjedhjet e 8 majit të 2011-ës, kërkon tashme një mandat te dyte në zgjedhjet e 21 qershorit per te drejtuar Bashkinë e Matit. Në këte beteje, Farrici do të ketë përballë ekonomistin Nezir Rizvani, i përzgjedhuri i së djathtës. Po, ku do të përqendrohet këtë herë fushata e Adelina Farricit. Një nga premtimet kryesore te saj është rritja e mirëqenies sociale për familjet matjane. Nga ana tjetër, për Nezir Rizvanin në katër vite të drejtimit të bashkisë nga socialistët, nuk është bërë asgjë per te përmirësuar jetesën e qytetareve. Me reformën e re territoriale, e cila e ndau vendin në 61 bashki, gara për Bashkinë e Matit do të jetë nder me te fortat, pasi kandidatët do te kërkojnë votat ne një territor shume me të gjerë.