Gjuriç reagon për vizitën e Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e pritshme ne Serbi e numrit dy te qeverise se Kosovës Hashim Thaçi, vazhdon te shkaktoje reagimeve te zyrtareve te larte serbe. Kreu i zyrës per Kosovën, Marko Gjuriç sqaroi se Thaçi nuk ka kërkuar zyrtarisht leje per te vizituar kryeqytetin serb, ndërsa takimi ku ka konfirmuar pjesëmarrjen nuk organizohet as nga Serbia dhe as nga ndërkombëtaret. Per Gjuriç, behet fjale per nje stuhi ne nje gote uji, apo shmangie te vëmendjes nga tema te tjera me te rëndësishme si deklaratat sipas tij te këqija te Thaçit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama për bashkimin me Kosovës. Këto komente thotë Gjuriç e kane dëmtuar imazhin e tyre ne syte e ndërkombëtareve dhe rrezikojnë destabilitetin e rajonit. I pyetur se cili do të ishte reagimi i Beogradit, nëse Thaçi e viziton Serbinë, Gjuriç siguroi se ai do te trajtohet si çdo qytetar tjetër. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm kosovar Petrit Selimi, ka deklaruar se autoritetet serbe janë njoftuar per vizitën e Thaçit. Duke komentuar kercenimet për arrestim te Thaçit nga Ministri i Brendshëm serb Stefanoviç, apo Prokurori i Krimeve te Luftës Vukçeviç nëse viziton Beogradin, Selimi tha se Serbia duhet te gjeje force dhe te shkëpusë lidhjet me periudhën e Millosheviçit.

Free Traffic Exchange